Qendrën e Kosovës për Siguri Publike e vizitoi një delegacion nga Gjermania
Vushtrri, 13 tetor Udhëheqësit e Akademisë Policore të Qarkut Federal të Baden-Württembergut në Gjermani, në krye me Peter Egetemaier e vizituan Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri dhe u pritën nga Sheremet Ahmeti, kryeshef Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.
Në fillim të takimit, kryeshefi Ekzekutiv, Sheremet Ahmeti i uroi mirëseardhje delegacionit gjerman dhe i njoftoi ata për strukturën organizative të Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim. Delegacionin e informoi lidhur me punën, aktivitetet dhe trajnimet që organizohen në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike. Gjithashtu z. Ahmeti e informoi delegacionin edhe për vizionin, pastaj fazën e tranzicionit, akreditimit dhe të legjislacionit.
Delegacioni gjerman shprehu gadishmërinë për bashkëpunimin mes Akademisë Policore të Qarkut Federal gjerman dhe Qendrës së Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim.