05 Maj 2024

Qendra e Medieve e Grave dënon kërcënimin ndaj Nazlie Balaj

Prishtinë, 22 mars - “Qendra e Medieve e Grave  dënon aktin e kërcënimit të ndërmarrë ndaj aktivistes së të drejtave të njeriut dhe të gruas, Nazlie Balaj, kërcënim i bere me rastin e amendamentimit të Ligjit për Viktimat e Luftës, aprovuar para pak ditësh nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

“Qendra e Mediave e Grave mirëpret ndryshimet e bëra në ligj, që ndonëse të vonuara janë të rëndësishme për të njohur kontributin e viktimave të luftës pavarësisht përkatësisë së tyre gjinore dhe pa paragjykuar sakrificat e të gjithë individëve të cilët në një mënyrë ose në një tjetër gjate momenteve tragjike te luftës ju mohua dinjiteti, ju nëpërkëmb nderi dhe u torturuan në të gjitha format çnjerëzore.

“Qendra e Mediave e Grave” shpreh indinjate të thellë ndaj këtyre akteve kërcënuese të cilat i konsideron të ulëta dhe gjykon se mohimi i të drejtës së viktimave për njohjen, kompensimin dhe respektimin e sakrificave të tyre dhe aktivisteve qe nxisin dhe punojnë për respektimin e të drejtave të viktimave të luftës është po aq kriminal sa dhe akti i krimineleve të luftës.

“Qendra e Mediave e Grave”  përkujton opinionit publik të Kosovës së gratë dhe vajzat e përdhunuara dhe të vrara, u zgjodhën si viktima për të shkatërruar jo thjesht jete individësh por mbi te gjitha për shkatërruar lidhjet e një komuniteti, tepër i nevojshëm për të ushqyer dhe forcuar rezistencën e këtij komuniteti ndaj pastrimit etnik. Dhuna dhe përdhunimi i grave dhe vajzave si një mjet  lufte,  jo vetëm terrorizon gratë ne një komunitet të caktuar, por njëkohësisht shpërben marrëdhëniet gjinore patriarkale me ane të të cilit dërgon mesazhin tek meshkujt se ata nuk janë ne gjendje të mbrojnë gratë e tyre!

“Qendra e Mediave e Grave” nënvizon se gratë dhe vajzat e Kosovës ishin të vetëdijshme se do të sakrifikonin dhe do të flijoheshin në këtë lufte të padrejte dhe me dhimbje i pranuan sakrificat dhe trimërisht u përballën me to dhe vazhdojnë të përballen ende dhe sot. Ato përballen me kriminelet ende te padënuar për krimet që kanë kryer kundër tyre, përballen me humbjen e fëmijëve, baballarëve, vëllezërve, bashkëshortëve e të afërmeve, përballen me drejtësinë e vonuar e të munguar.

“Qendra e Mediave e Grave” në përfundim të kësaj deklaratë dëshiron të theksoj se nëse shoqëria jonë kosovare kërkon të ndërtojë një shoqëri të paqes dhe vlerave demokratike duhet domosdoshmërish të adresojë dhe të përmbushë të drejtat e viktimave të luftës dhe të vë para drejtësisë ata që kryen krimet e djeshme, por dhe ata që me anë të kërcënimit dhe frikës duan të na bëjnë të heshtin. Turpi nuk u takon atyre qe duan te flasin për plagët e tyre, turpi është  për ata qe duan të na bëjnë të heshtim për sakrificat tona!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)