15 Janar 2025

Qasje e gabuar në luftimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit

Prishtinë, 14 qershor - Agjencia Kundër Korrupsionit nuk duhet të merret me mëditjet e padeklaruara e as me vlerën e veturave, por duhet t’i hetojë të gjitha deklarimet e pasurisë për të prodhuar të paktën një apo dy raste ku evidencohet pasurim i shpejtë me një pagë modeste.

Ky është njëri nga vlerësimet që koordinatori kombëtar për luftimin e krimit ekonomik, prokurori Shqipdon Fazliu, i bën trajtimit të rasteve të dyshuara nga AKK-ja dhe institucione të tjera.

Në intervistën dhënë “Kohës Ditore”, ai thotë se, deri tash, të gjitha institucionet përgjegjëse për të luftuar krimin ekonomik dhe korrupsionin janë udhëhequr nga një mentalitet i gabuar, që në thelb ka prodhimin e statistikave.

Kjo, sipas tij, është bërë për shkak të matjes së gabuar të performancës.

Fazliu thotë se performanca e policëve hetues, e doganierëve, prokurorëve, zyrtarëve të AKK-së, duhet të matet vetëm me aktgjykime të formës së prerë, e jo me kallëzime penale.

\"Zyra e koordinatorit kombëtar ka filluar punën në janar të vitit 2013. Në fokus përveç obligimeve të përshkruara në vendimin e themelimit ka të gjitha veprat e rënda në të cilat ka mundësi dhe potencial për sekuestrim dhe konfiskim të pasurisë.

Koordinatori kombëtar faktikisht përfaqëson të gjitha këto institucione kur kemi të bëjmë me krimin ekonomik dhe me të gjitha llojet e tjera të krimit që gjenerojnë pasurim të kundërligjshëm. E kemi përpiluar një listë në të cilën kemi mbi 55 raste, të cilat llogariten se janë të nivelit më të lartë e që do të ketë nevojë për konfiskim...\", thotë Fazliu për Koha Ditore.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)