16 Janar 2025

Punëtori kundër abuzimit dhe lënies pas dore të fëmijëve

Prishtinë, 14 Korrik - Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF i përkrahur nga BE dhe UNICEF ka zhvilluar punëtoritë me akterët kyç të institucioneve dhe shoqërisë civile në komunën e Prishtinës, Gjilanit, Ferizajit, Prizrenit dhe Mitrovicës me temën “Referimi i fëmijëve viktima të dhunës, identifikimi i nevojave dhe shërbimeve adekuate”.

\"Synimi i punëtorive ishte fuqizimi i kapaciteteve të institucioneve dhe OJQ-ve në referimin e rasteve të fëmijëve viktima të dhunës, identifikimin e nevojave dhe shërbimeve përkatëse si dhe rritja e bashkëpunimit, koordinimit midis profesionistëve dhe organizatave që punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve\", thuhet në një komunikatë të KOMF.

Tryezat përfshin diskutime rreth abuzimit fizik, seksual, psikologjik dhe lënies pas dore të fëmijëve.

Bëhet e ditur se pjesëmarrës në punëtori ishin përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për identifikimin, referimin dhe mbrojtjen e fëmijëve viktima të dhunës, përfshirë përfaqësues nga Drejtoritë e Arsimit, Qendrat për Punë Sociale, Mbrojtësit e Viktimave, Shërbimi Sprovues, Policia e Kosovës dhe organizatat joqeveritare.

\"Krahas ngritjes së kapaciteteve, rekomandimet e dala nga këto konsultime do t\'i drejtohen institucioneve përgjegjëse për plotësim/ndryshim të Kodit Penal, Kodit të Procedurës Penale, Ligjit të Familjes dhe Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje\", thuhet në komunikatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)