16 Janar 2025

Publikohet raporti vjetor i monitorimit të Gjykatave

Prishtinë, 8 maj - BIRN dhe Internews Kosova të hënën më 08 maj 2017 do të organizojnë konferencën e 10-të jubilare në të cilën do të publikohet Raporti Vjetor i Monitorimit të Gjykatave për vitin 2016.

 Ky raport sjell të gjetura faktike të nxjerra nga monitorimi i më shumë se 600 seancave gjyqësore në 26 gjykata të vendit gjatë vitit të kaluar, duke përfshirë gjykatat themelore, Gjykatën e Apelit dhe atë Supreme.

Fokusi kryesor i këtij raporti është trajtimi i rasteve të paraburgimit dhe dënimeve alternative. Në këtë drejtim, BIRN dhe Internews Kosova në raste konkrete kanë gjetur dështime të policisë, prokurorisë dhe gjykatave.

Pjesë e këtij raporti do të jenë edhe disa analiza të veçanta nga monitorimi i gjykatave dhe të gjetura të tjera teknike të cilat BIRN dhe Internews Kosova i ka identifikuar gjatë vitit 2016.

Në këtë konferencë do të flasin Faik Ispahiu, Drejtor i Internews Kosova; Jeta Xharra, Drejtoreshë e BIRN Kosova; Dhurata Hoxha, Ministre e Drejtësisë; Aleksandër Lumezi, Kryeprokuror i Shtetit; Nehat Idrizi, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Blerim Isufaj, Kryesues i Këshillit Prokurorial.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)