Publikohet raporti “Llogaridhënia e gjykatësve dhe prokurorëve”
Prishtinë, 14 tetor - Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Llogaridhënia e gjykatësve dhe prokurorëve”.
IKD gjatë kësaj konferencë për media do të prezantoj raportin e monitorimit dhe hulumtimit sistematik të zbatimit të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore për Gjykatësit edhe Prokurorët, i cili ka ndërruar në tërësi sistemin e llogaridhënies në raport me gjykatësit dhe prokurorët.
Për më gjërësisht për gjetjet, vlerësimet dhe rekomandimet, ftohen mediat ta përcjellin këtë konferencë për media.