Publikohet raporti i ekspertëve të pavarur për vdekjen e Astrit Dehari
Prishtinë, 16 dhjetor - Avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi, do të publikojë sot raportin e ekspertëve të pavarur në rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Astrit Dehari në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Konferenca për media do të mbahet në zyren e avokatit Tomë Gashi, në Prishtinë, Sheshi Nënë Tereza, Rr.Rexhep Luci 1/1 mbi Kino ABC, ku do të publikohet raporti i ekspertëve të pavarur të cilët kanë marrë pjesë gjatë obduksionit më 7 nëntor.
Sipas Avokatit Gashi, gjatë konferencës për media do të publikohen edhe fotografi të cilat e mbështesin raportin e ekspertëve të pavarur dhe do të sqarohet konkluzioni mbi shkaqet e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje.