14 Maj 2024

Publikohet broshura për të drejtat e viktimave të dhunës në familje

Prishtinë,31 maj - Policia e Kosovës dhe Kampanja Drejtësia dhe Qytetarët ftojnë të gjithë përfaqësuesit e mediave në Kosovë të Ndjekin Konferencën për Media që ka për qëllim publikimin në nivel vendi të  Broshurës për të Drejtat e Viktimave të Dhunës në Familje. 

Broshura, e quajtur “Të Drejtat e Viktimave të Dhunës në Familje,” u krijua si pjesë e një iniciative nga Kampanja Drejtësia dhe Qytetarët në bashkëpunim me Njësinë për Dhunë Familjare të Policisë së Kosovës.

Iniciativa për Broshurën ka për qëllim të siguroj që të gjitha viktimat e dhunës familjare të marrin informata të sakta për të drejtat e tyre sipas ligjit dhe për burimet që janë në dispozicion për ata brenda sistemit të drejtësisë së Kosovës. 

Broshura liston të drejtat dhe burimet në të cilat viktimat e dhunës familjare mund të kenë qasje dhe ofron udhëzime kyçe se si të përdoren këto të drejta dhe burime në rastet e ballafaqimit me policinë, mbrojtësit e viktimave, dhe gjykatat. 

Policia e Kosovës, nëpërmjet Njësive të Dhunës Familjare, do t’ua shpërndaj broshurat të gjitha viktimave të dhunës familjare në Kosovë.

Zyrat, nga Prokuroria e Shtetit, për Mbrojtje të Viktimave të Dhunës Familjare si pjesë e Iniciativës Kundër Dhunës në Familje të Kampanjës Drejtësia dhe Qytetarët do t’ua shpërndajnë broshurën viktimave të dhunës familjare në tërë Kosovën. 

Broshura është publikuar me mbështetje bujare të Programit për Viktima/Dëshmitarë i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.    

Kampanja Drejtësia dhe Qytetarët mbështetë financiarisht përfaqësimin strategjik të rasteve të dhunës në familje, duke përfshirë së fundi deponimin e rastit në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës në emër të viktimës së dhunës familjare Diana Kastrati, nëpërmjet partnerit të saj Sejdiu & Qerkini, LLC. 

Kampanja gjithashtu sponsoron klinika ligjore falas në shtatë komuna të Kosovës nëpërmjet partnerit të saj CLARD. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)