Publikohen vlerësimet e rrezikshmërisë së korrupsionit në Kosovë
Prishtinë, 3 maj - Në një konferencë që organizon Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë sot publikohen vlerësimet e Rrezikshmërisë së Korrupsionit për gjyqësorin, prokurorinë dhe prokurimin publik.
Projekti i përbashkët i BE-së dhe Këshillit të Evropës kundër Krimit Ekonomik (PECK II), ka kryer, bashkë me institucionet e Kosovës, një vlerësim për rrezikshmërinë e korrupsionit në fushën e gjyqësorit, prokurorisë dhe prokurimit publik.
Gjetjet dhe rekomandimet e këtyre vlerësimeve do të prezantohen në këtë ngjarje.