03 Maj 2024

Publikohen komentarët ligjorë të Kodit Penal

Prishtinë, 30 qershor - Ministria e Drejtësis në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), sot kanë bërë publikimin e Komentarit ligjor të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Komentarin ligjor të Ligjit për Procedurën Administrative, dhe Përmbledhjet e ligjeve të aplikueshme të fushës Administrative, Civile, Penale dhe Ekonomike, komentar të cilët janë përgatitur nga Prof. Dr. Ismet Saliu, Prof. Dr. Fejzullah Hasani, Prof. Dr. Hilmi Zhitia, Prof. Dr. Mazllum Baraliu, Prof. Dr. Esat Stavileci dhe LL. M. Virtyt Ibrahimaga.

Në fjalën e rastit para të pranishmeve, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Eset Rama, tha se përfituesit më të mëdhenj të këtyre komentarëve do të jenë personat e kyçur në sistemin e drejtësisë, përkatësisht gjykatësit, prokurorët, avokatët, në masë të madhe edhe studentët dhe kompanitë e ndryshme private, por sipas tij këta komentuarë do t’i ndihmojnë edhe edukimit ligjorë në përgjithësi.

Sekretari Rama tha se Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria e Kosovës ka inkurajuar dhe mbështetur vazhdimisht ide dhe projekte të tilla, ndërsa ritheksoi gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen në realizimin e projekt-ideve të këtilla.

Zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Matthias Kiesler, tha se Gjermania vazhdon të jetë e përkushtuar që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimorë të kenë perspektivë evropiane, andaj sipas tij, përkushtimi i Gjermanisë në fusha specifike siç është drejtësia, përfshinë një kontribut të qëndrueshëm për integrimin evropian të Kosovës.

Ai tha se këta komentarë janë ndihmë praktike për të gjithë komunitetin që merret me sistemin e drejtësisë, ndërsa shoqërisë i japin qasje në vlerat, mundësitë dhe përvojat e BE-së.

Volkmar Theobald, Menaxher i Projektit për Reforma Juridike në GIZ, tha: “Projekti për Reforma Juridike i GIZ-it në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe me ekspertët vendorë, ka për qëllim që të përmirësojmë gjendjen në fushën e publikimeve ligjore dhe duam të aspirojmë të ofrojmë mjetë efikase të punës për qytetarët dhe komunitetin ligjorë”.

Për rolin dhe rendësin e publikimit të komentarëve dhe lehtësimin e punës që do të bëhet në sistemin e drejtësisë pas publikimit të tyre, folën autoret e komentarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)