PSSP Ziadeh bën thirrje urgjente për qetësi dhe përmbajtje
Prishtinë, 4 nëntor - Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut Caroline Ziadeh është thellësisht e shqetësuar nga zhvillimet e vazhdueshme dhe përshkallëzimi i mundshëm i situatës së sigurisë që përfundimisht do të ndikojë tek njerëzit në terren.
Duke kujtuar zhvillimet e vjeshtës 2021 dhe korrikut 2022, PSSP Ziadeh bën thirrje për qetësi dhe përmbajtje, duke apeluar tek palët që të mbrojnë të arriturat e deritanishme.
Ajo u bën thirrje të gjithë të përfshirëve që të ushtrojnë udhëheqje të përgjegjshme dhe të marrin çdo masë paraprake për të shmangur një përkeqësim që mund të ketë pasoja të padëshiruara.
Ajo kërkon kthimin në bisedime për të ruajtur të arriturat e dialogut të lehtësuar nga BE. “Nuk ka alternativë ndaj dialogut për të kapërcyer mosmarrëveshjet dhe për të parandaluar keqkuptimet që mund të rrisin më tej tensionet,” ajo tha.