18 Janar 2025

PSRK ngrit aktakuzë kundër të pandehurit për kontrabandim me migrantë

Prishtinë, 12 prill - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prizren, kundër të pandehurit, O. A., shtetas turk, për veprat penale: Kontrabandim me migrantë, nga neni 138, paragrafi 1, lidhur me nenin 23, të Kodit Penal të Kosovës dhe Krim i organizuar, nga neni 274, paragrafi 1, i Kodit Penal të Kosoves.

Sipas aktakuzës i pandehuri dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi të organizuar kriminal, i cili është marr me kontrabandim me migrantë të shtetasve turq, ku përmes Maqedonisë, Serbisë, Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Sllovenisë iu kanë mundësuar atyre hyrje në Itali dhe shtete tjera të Bashkimit Evropian.

Në bazë të kërkesës së autoriteteve sllovene për transferim të procedurës penale në Republikën e Kosovës ndaj të pandehurit O. A., Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka miratuar kërkesën për transferim të procedurës penale, në përputhje me Ligjin 2011/04-L-031 për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtarë në Çështje Penale të Republikës së Kosoves, ka zhvilluar hetimet dhe më pas ka ngritur aktakuzë.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)