18 Janar 2025

PSRK ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve për rastin Klina

Prishtinë, 4 gusht - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Gjykatës Themelore në Pejë për rastin “Klina”.

Katër të pandehur Sokol Bashota, kryetar i komunës dhe kryetar i degës së PDK-së në Klinë, pastaj Enver Berisha, ish-kryetar i degës së AAK-së në Klinë, aktualisht nënkryetar i komunës, si dhe Esat Raci, drejtor në komunën e Klinës akuzohen për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, shkelje kjo nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, në bashkëkryerje sipas nenit 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Përveç kësaj, dy nga të pandehurit akuzohen edhe për veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë të pasurisë, të hyrave/të ardhurave, dhuratave, dobive materiale të tjera ose detyrimeve financiare, shkelje kjo nga neni 437 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës pas hetimeve të ndërlikuara të kryera nga Policia e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)