PSRK ka ngjitur aktakuzë për krime të luftës kundër popullsisë civile
Prishtinë, 20 tetor - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë kundër të pandehurit R. Sh., shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak se ka kryer veprën penale: Krimi i luftës kundër popullsisë civile, e dënueshme sipas nenit 142 të Ligjit të aplikueshëm lidhur më Konventën e IV të Gjenevës dhe nenit 152 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Aktakuza është ngritur nga prokurori vendor i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.