Protestues të dhunshëm tentojnë të djegin ndërtesen e qeverisë
Kështu që një pjesë e ndërtesës së qeverisë dhe një autoblinë e policisë kanë marr flakë nga hedhja e molotovit.
Policia e Kosovës është detyruar të përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e mbetur dhe përplasjet e dhunshme midis protestuesve dhe njësive speciale të policisë janë bartur në rrugët qendrore të Prishtinës, përfshirë këtu sheshin Nëna Tereze dhe sheshin Zahir Pajaziti.
Shumë shishe me flakë shihen në oborrin e Qeverisë përderisa Policia është duke qëndruar në oborr dhe nuk ka intervenuar.
Përpos koktej molotovit protestuesit po gjuajnë edhe me gurë, fishekzjarrë dhe shishe me ngjyrë në drejtim të Qeverisë dhe policisë.