Protestë paqësore dhe e organizuar mirë !
Prishtinë, 14 maj - AAK dhe Nisma organizuan një protestë kundër marrëveshjeve për Demarkacionin dhe Asociacionin.
Sipas KMDLNj së në protestë ishin midis 20000 dhe 25000 protestues. Protesta ishte e dinjitetshme , e organizuar mirë dhe përfundoi ashtu siç kishte planifikuar organizatori.
Në këtë protestë policia nuk pati shumë angazhime falë disiplinës së protestuesve.