Protestë kundër bustit të Car Llazar dhe Lagjës Lugina e Diellit
Mitrovicë, 3 korrik - Qytetarët e Mitrovicës dhe gjithë Kosovës janë ftuar në një protestë paqësore për të kundërshtuar fuqishëm ngritjen e shtarorës së \"Car Llazarit\" të tokat tona, poashtu ndërtimin e një lagje serbe të quajtur \"Lugina e Diellit\" të financuar nga Beogradi.
Protesta do të mbahet sot pranë Urës së Ibrit në Mitrovicë dhe fillon në orën 16:00.
Protesta gjithëpopullore do ti ketë këto kërkesa: Heqja e bustit të kriminelit \"Car Llazari\", Ndalimi i punimeve në Lagjën \"Lugina e Diellit\", Kthimi i 11.500 qytetarëve Shqipëtarë në shtëpitë e veta në pjesën Veriore të Mitrovicës dhe përgjegjsia për 11 viktimat e vrara nga Oliver Ivanoviqi po atë natë, heqja e \"Parkut të Paqës\" nga Ura e Ibrit.
Ata kanë ftuar Agim Bahtirin dhe Avni Kastratin që ti bashkohen kësaj proteste paqësore për të cilën Ardion Gashi njëri nga organizatorët e kësaj proteste ka kërkuar leje nga Komuna e Mitrovicës.
Për protestën e së dieles është kërkuar leje nga Komuna e Mitrovicës, por me pamundësi që leja të kërkohet fizikishtë ajo ëshë dërguar në e-mailin zyrëtarë të Komunës së Mitrovicës dhe në faqen zyrëtare në facebook nga e cila na është kthyer një konfirmim se lërkesa ka arritur tek i dërguari (Komuna e Mitrovicës).