Protesta në Deçani ka kaluar pa incidente
Deçan, 28 janar - Sot duke filluar nga ora 12:00 deri në ora 12:35 në qendër të qytetit të komunës së Deçanit, është zhvilluar protesta e paralajmëruar ditë më parë nga organizatat e shoqërisë civile të përkrahura nga subjektet politike pranë kësaj komune.
Në protestë kanë marë pjesë më se 2000 qytetar,në mesin e tyre edhe lider dhe deputet.
Këshilli organizativ ka shprehë pakënaqësi lidhur më vendimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për dhënien e pronave shoqërore Manastirit të Deçanit.
Po ashtu kanë shprehur gatishmërinë për mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore.
Policia e Kosovës,Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë,bazuar në planin operativ të veprimit,të hartuar paraprakisht ka ndërmarrë të gjitha veprimet policore për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike,me qëllim që protesta të kalojë e qetë dhe pa incidente.
Protestuesit janë shpërndarë të qetë dhe kjo protestë ka kaluar pa incidente.