Protesta kundër ndarjes së Mitrovicës dhe për Presheven
Prishtinë, 19 mars - Nën organizimin e Lëvizjes për Bashkim sot dhjetra e qindra qytetarë kanë protestuar sot kundër ndarjes së Mitrovicës dhe për Presheven.
Ata janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës,për të protestuar kundër marrëveshjeve të mundshme mes kosovës dhe Serbisë dhe bëjnë thirrje për bashkimin e Kosovës Lindore.
Sipas tyre marrëveshjet e mundshme mes Beogradit dhe Prishtinës do të çojnë në ndarjen e Mitrovicës dhe krijimin e institucioneve paralele në veri.
Me parullat: Pa bashkim ska kuptim, Presheva është Kosovë. Një Mitrovicë, Sot e 100 vjet nqafë na keni, protestuesit kanë shprehur pakënaqësitë. Lëvizja për Bashkim është organizatore e protestës