Protesta kundër arrestimeve të ish-ushtarëve të UÇK-së
Udhëheqësit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së kanë thënë se do të kundërshtohet demonizimi i luftës çlirimtare nga misioni i EULEX-it, kurse ndaj këtij misioni do të paraqiten edhe disa kërkesa rreth rolit të tij.
Protestat gjithëpopullore në mbështetje të vlerave të luftës çlirimtare, filluan në ora 12.00 në të gjitha qytetet e Kosovës, përkatësisht në 26 komuna.
Protestave iu bashkuan edhe studentët e Universitetit të Prishtinës dhe rreth 200 OJQ që përbëjnë Koalicionin për Demokraci.