Protesta kundër ardhjes se kriminelëve serbë të Gjakovës
Gjakovë, 6 janar - Sot nga ora 08:00 e mëngjesit, shoqata Thirrjet e nënave dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, së bashku me qytetarë të Gjakovës, bllokuan hyrjen e Kishës Ortodokse në Gjakovë, për të pamundësuar ardhjen e kriminelëve serbë të Gjakovës, të infiltruar në grupin e pelegrinëve serbë, për të marrë pjesë në liturgjinë e krishtlindjeve serbe.
Ndaj protestuesve intervenoi policia e Kosovës, e cila arrestoi dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe shtyu protestuesit 20 metra larg hyrjes në kishë për të liruar hyrjen e autobusit me serbë, thuhet më tej në njoftimin e Vetëvendosjes.
Protestuesit, ndërkaq, mbanin në duar pankarta me emra kriminelësh serbë të Gjakovës, disa nga të cilët edhe u identifikuan në grupin e serbëve që erdhën në kishën ortodokse të Gjakovës.
\"Pas mbarimit të liturgjisë, autobusi i mbushur me kriminelë serbë u largua nga Kisha Ortodokse nën përcjelljen e forcave të shumta të Njësiteve Speciale të Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës, kujdesej për sigurinë e atyre që para 14 viteve, në Gjakovë, sikurse në të gjithë Kosovën, kanë kryer krime të mëdha të planeve për spastrim etnik të vendit tonë\", thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.
Vetëvendosje kujton se mbi 60 persona nga Gjakova janë ende të pagjetur; 1200 civilë nga Gjakova janë vrarë gjatë luftës së fundit; rreth 1000 gra gjakovare janë dhunuar; 6500 shtëpi dhe 715 lokale afariste dhe objekte të trashëgimisë kulturore në Gjakovë u shkatërruan.
\"Shteti i Serbisë dhe kriminelët që kryen këto krime asnjëherë nuk janë dënuar. Duke i lejuar që të bëjnë vizita provokuese, këta kriminelë po rehabilitohen nga vetë Qeveria e Kosovës dhe institucionet ndërkombëtare\", përfundon komunikata e Vetëvendosjes.
Nderka në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se në mesin e protestuesve kishte edhe aktivist lokal të lëvizjes Vetëvendosje,dhe protestuesit ishin vendosur në hyrje të kishës ortodokse serbe e që kishin si qellim të bënin te pa mundur vizitën e paralajmëruar të rreth 50 serbeve te cilët ishin në rrugë e sipër me një autobus për te vizituar kishën ne ketë lokacion.
\"Rreth orës 10:00 pas disa negociatave që kanë bërë policia me protestuesit për tu larguar nga hyrja,këta të fundit kanë refuzuar të largohen nga porta e kishës,dhe të njëjtit si shenjë refuzimi për tu larguar janë ulur në tokë duke bërë të pa mundshme hyrjen ne objektin e kishës\", thuhet në njoftimin e policisë.
Policia bazuar në parime dhe proceduar janë detyruar që ti largojnë duke përdorur forcën e arsyeshme minimale dhe protestuesit janë zhvendosur rreth 20 metra nga hyrja e kishës ku është lejuar të vazhdojnë me protestë pa penguar hyrjen ne kishë.
\"Në ora 10:20 ne kishe ka arritur autobusi me pelegrinë serbë,te cilët janë futur brenda objektit dhe kane qëndruar gjere ne ora 11:50, dhe pas përfundimit të ceremonialit, autobusi me serb është larguar ne drejtim te Deçanit.\"