18 Janar 2025

Protesta e AAK-së dhe Nisma-s përfundon e qetë e pa incidente

Prishtinë, 14 maj - Partitë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë dhe Nismës për Kosovën, nëpërmjet protestës, kanë kundërshtuar edhe një herë, marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, si dhe atë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Në një njoftim për media AAK dhe Nismaj kanë deklaruar se dhjetëra mijëra qytetarë nga gjithë Kosova, sot kanë dëshmuar qytetari dhe vendosmëri, për të kundërshtuar gjendjen e rëndë në vend dhe fajtorët kryesor të kësaj gjendjeje.

"Edhe në këtë protestë është vërtetuar se populli opozitar në Kosovë, është në rritje. Kultura e demonstruar sot, nga qytetarë të të gjitha viseve, që si asnjëherë kishin mbushur Sheshin Skenderbeu, është forca e Boshtit Opozitar, se ai është në rrugë të mirë për të adressuar çështjet që sot e prokupojnë qytetarin e Kosovës, kjo pa dallim përkatësie", theksojn këto dy parti.

Të gjithë ata qytetarë që sot, edhe pse mot me shi, vendosën të ishin pjesë e protestës në Prishtinë, ishin zemra e kundërshtimit të këtij pushteti dhe shpresa se Kosova, do të kthehet në rrugë të mbarë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se Qeveria e Kosovës është duke penguar vendosjen e rendit ligjor dhe kushtetutshmërinë e vendit.

“Sot me të drejtë u themi atyre që e kanë sjellë vendin në këtë gjendje, që të ndalen, që t’i kthejnë mandatin qytetarit, se Kosova mund të rinisë nëse vendos qytetari”, ka thënë Haradinaj.

Edhe kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se do të vazhdojnë të kundërshtojnë Qeverinë aktuale, dhe ka kërkuar dorëheqjen e koalicionit qeverisës.

“Ne i bëjmë thirrje këtij koalicioni të japë dorëheqje, ky koalicion ka shkelur Kushtetutën e Kosovës. Kjo Qeveri, në vend se të punojë që ta përmirësojë jetën e qytetarëve të saj, ajo vazhdon t'i mashtrojë ata. Siç e kemi parë ditëve të fundit kanë nisur të shesin para popullit një pazar: Po marrim vizat e po japim tokë ”, është shprehur Limaj.

AAK dhe Nisma, i falëndëron të gjithë ata që kontribuan që kjo protestë të ishte masovike, e qetë dhe qytetare, duke përfshirë aktivistët e shumtë, mediat dhe opinionin publik, si dhe organet e rendit.

AAK dhe Nisma, janë të vendosur që rrugës së kundërshtimit t’i shkojnë deri në fitore të plotë, që është përfillja e vullnetit të sovranit, dhe ne do të jemi në shërbim të tij.

Protesta e sotme, ishte edhe një mundësi më shumë, që ata që ende hezitojnë t’i ngjiten këtij kundërshtimi qytetar, të reflektojnë. 

Me qëllim të informimit të opinionit publik lidhur me protestën e lajmëruar nga këshilli organizativ i protestës ashtu siç parashihet me ligjin mbi tubimet publike, e cila është mbajtur sot në Prishtinë, Policia e Kosovës me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, duke hartuar planin operativ për menaxhimin e protestës, i cili ka pasur për qëllim mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas protestës.

Policia e Kosovës (PK) si institucion i zbatimit të ligjit ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, për mbarëvajtjen e protestës si dhe krijimin e mundësisë së lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve.

Institucioni i PK-se e njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi.

Protesta në të cilën kanë marrë pjesë rreth 5.000 protestues, pas fjalimeve të disa personaliteteve, rreth orës 15:05 minuta e njëjta ka përfunduar e qetë dhe pa incidente.

Policia e Kosovës ç’do herë do të jetë profesionale, në respektimin dhe zbatimin e ligjit duke respektuar të drejtat e qytetarëve, si dhe duke treguar sjellje profesionale gjatë realizimit të detyrave policore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)