17 Janar 2025

Propozohet heqja e dënimit me burg për veprat kundërvajtëse


Prishtinë, 21 mars - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, i drejtuar nga Selvije Halimi, zëvendëskryetare, mbajti sot dëgjim publik, në të cilin u shqyrtua Porjektligji për Kundërvajtje.

Me qëllim që ky dëgjim publik të arrijë efektin e dëshirueshëm në përmirësimin e ligjit, komisioni kishte ftuar përfaqësuesit e Shoqerisë Civile, Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Ministrisë së Integrimeve Evropiane, Policisë së Kosovës si dhe OSBE-në.

Diskutimi u hap nga zëvendëskryetarja, Halimi, e cila vlerësoi se  projektligj ka një rëndësi të veçantë, ndërkaq,  u angazhua rreth amendamentit që rregullon heqjen e dënimit me burg për kundërvajtje, si dhe  zëvendësimin e tij me një amendament që parasheh masë më të lehtë ndëshkuese.

Ndërkaq,  përfaqësuesit e  Ministrisë së Drejtësisë shprehën gatishmërinë e tyre për një bashkëpunim të ngushtë me komisionin, duke vlerësuar po ashtu, të nevojshëm ndryshimin thelbësor të këtij projektligji.

Përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, shprehen shqetësimin e tyre lidhur me numrin e madh të lëndëve për kundërvajtje, ndërkaq, mirëpritën iniciativën për ndryshimin e Ligjit aktual.


Ata po ashtu, u deklaruan të gatshëm për një bashkëpunim të ngushtë me komisionin, duke ofruar ndihmën e tyre gjatë fazës së amendamentimit të këtij projektligji.

Gjithashtu edhe përfaqësues të OSBE-së, shprehen komente pozitive rreth projektligjit, duke e vlerësuar atë në përputhje me standardet ndërkombetare.

Ne fund, Halimi, kërkoi me shkrim të gjitha komentet nga pëfaqësuesit e shoqerisë civile si dhe nga instutucionet, që të merren parasysh gjatë punës së grupit punues.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)