09 Janar 2025

Propozohen emrat për Komisionin e ri të Provimit të Jurisprudencës

Prishtinë 27 gusht -  Ministri i Drejtësisë, Selimi Selimi sot ka mbajtur një konferencë për media përmes së cilës ka bërë të ditur propozim vendimin të cilin Ministria e Drejtësisë ia ka bërë Qeverisë së Republikës së Kosovës për anëtarët e Komisionit për Provim të Jurisprudencës.

Deklarata e plotë e ministrit Selimi:

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Me lejoni të ju njoftoj se sot së bashku me përfaqësuesit e Ministrisë se Drejtësisë kam propozuar anëtaret e Komisionit për Provimin e Jurisprudencës. Propozim-vendimi, i cili tani dërgohet në Qeveri e më pastaj në Kuvend, ka ketë përbërje:

Aleksandër Lumezi - Kryetar i Komisionit, pyetës i lëndën e drejta Penale kurse për zëvendës anëtar i komisionit, Besim Kelmendi;

Hasan Shala- Anëtar i Komisionit, pyetës i lëndës E drejta Civile (materiale dhe procedurale) kurse për zëvendës anëtar, Rafet Haxha

Nebojsha Boriqiq - Anëtar i Komisionit, pyetës i lëndës E Drejta Tregtare, kurse për zëvendës anëtar z.Mahir Tutuli

Aferdita Bytyqi- Anëtare e Komisionit, pyetëse e  lëndës E Drejta Kushtetuese, organizimi i sistemit gjyqësor të Kosovës, bazat e sistemit të Bashkimit Evropian dhe të Drejtat e Njeriut, kurse për zëvendës anëtar, Ćerim Fazliji

Enver Peci - Anëtar i Komisionit, pyetës i lëndës E Drejta e Punës dhe e drejta Administrative, kurse për zëvendës anëtar, Shqipe Qerimi

Propozimi për anëtarë të Komisionit bazohet në Ligjin Nr.04/L-141 për Provimin e Jurisprudencës, neni 4 paragrafi 2 ku përcaktohet se Kryetarin, anëtarët e komisionit dhe zëvendësit e tyre i propozon Ministri i Drejtësisë dhe i emëron Kuvendi i Kosovës, me mandat dy (2) vjet, me mundësi riemërimi.

Gjithashtu, përbërja e Komisionit për Provimin e Jurisprudencës reflekton aspektin gjinor dhe të komunitetit jo shumicë.

Pas miratimit në mbledhjen e Qeverisë, shpresoj që propozimi i tillë të merr dhe mbështetjen e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovë.


 


 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)