17 Janar 2025

Propaganda politike kundër prokurores së Limajt është shkelje ligjore

Prishtinë, 1 nëntor - Këshilli Prokurorial i Kosovës ka bërë të ditur se po i përcjell me vëmendje reagimet dhe komentet politike, pas ngritjes së aktakuzës kundër Fatmir Limajt, për krime lufte.

Lidhur me këtë, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka gjetur të arsyeshme që të informoj publikun që këto reagime janë të papranueshme dhe jashtëzakonisht të dëmshme për Sundimin e ligjit në vend, në kohën kur prokurorë vendorë kanë marrë mbi vete kompetenca të plota për ti trajtuar krimet e luftës.

Duam të theksojmë se aktakuza në këtë rast, si edhe në çdo rast tjetër, nuk është veprim  privat i prokurorit të rastit, por rezultat i vlerësimit profesional të prokurorëve në bazë të kompetencave dhe autorizimeve të tyre ligjore.

KPK konsideron se sulmet dhe propagandat politike kundër prokurores së rastit Limaj dhe sulme të tilla të ngjashëm ndaj prokurorëve tjerë nuk paraqesin vetëm ndërhyrje në parimin fundamental të pavarësisë së sistemit prokurorial por njëkohësisht edhe shkelje ligjore.

Andaj sipas KPK-se, sulme të tilla do të konsiderohen sulme ndaj sistemit prokurorial dhe KPK do të reagoj në mbrojtjen e tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)