18 Janar 2025

Pronto shqiptoi padrejtësisht edhe 30 ditë arrest shtëpiak për Glauk Konjufcën

Prishtinë, 8 shtator - Sistemi i drejtësisë i kapur nga klani Pronto ia ka vazhduar deputetit Glauk Konjufca edhe 30 ditë arrestin shtëpiak. Ky pushtet që ishte duke e mbajtur padrejtësisht deputetin Konjufca ka vendosur ta bllokojë atë për t’ia ndalur hovin e kundërshtimit të “Prontos”.

Arrestimi dhe mbajtja e aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s në kohën e dëshmive dhe lulëzimit të krimit të organizuar të pushtetit, është frikë e pushtetit. Por, tashmë kjo nuk mund të krijojë kurrfare hutie.

Policia dhe prokuroria, çdo ditë e më shumë po e dëshmojnë që t’i bindesh klanit “Pronto” është shkelje e rëndë dhe nuk mund të vazhdojë gjatë.

Mjegulla që duan ta krijojnë nuk po zë vend. Gjithçka është shumë e qartë. Ky demarkacion është i pambrojtshëm pasi gabimet e mëdha në këtë marrëveshje janë argumentuar nga shumë anë. Agresioni policor është shenjë që pushteti po bjen. Këto janë përpëlitjet e tij të fundit për ta ruajtur pushtetin kështu siç është. Brutaliteti i këtij pushteti do të përfundojë shumë shpejt sepse askush nuk do të jetojë me një shtet që krejt çka ofron janë taktikat policore.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)