Promovohet plani për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësive
Prishtinë, 27 shkurt - Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të promovojë Strategjinë dhe Planin e Veprimit 2016 2020, për Zvogëlim të Rrezikut nga Fatkeqësitë.
Ky aktivitet mbështetet nga UNDP, si dhe në partneritet me Qeverinë Japoneze.
Në këtë aktivitet, do të jetë i pranishëm Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa, ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni si dhe përfaqësues vendorë dhe ndërkombëtarë.