Promovohet Fjalori Kriminalistik i MPB-së
Prishtinë, 21 prill - Në një ceremoni të organizuar sot në Prishtinë, u bë promovimi i librit: Fjalori Kriminalistik, i autoreve: Nedzad Korajlic, Xhemajl Ademaj dhe Driton Muharremi, ky libër është mbështetur nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Nehat Mustafa, në një fjalë rasti tha se Ministria e Punëve të Brendshme me kënaqësi ka pranuar kërkesën e tre autorëve për të mbështetur këtë vepër të rëndësishme, për arsye se konsiderojmë se institucionet tona kanë pasur nevojë për një vepër të tillë shkencore, aq më tepër që kjo vepër po bëhet me një bashkëpunim ndërkombëtarë, ku përveç autoreve nga Kosova kemi një autor nga Republika e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Nga ky tekst përveç studentëve do të përfitojnë edhe institucionet e Republikës së Kosovës, siç është Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Agjencia e Kosovës për Forenzikë dhe Policia e Kosovës, si agjenci e zbatimit të ligjit.\"
\"MPB është e hapur për të bashkëpunuar edhe në vepra të reja dhe me këtë rast inkurajojmë edhe studiuesit tjerë që të punojnë edhe tituj tjerë shkencor ti drejtohen MPB-së dhe jemi të gatshëm që të investojmë në vepra në të cilat do të përfitojë publiku i gjerë, tha zëvendësministri Mustafa.
Me botimin e kësaj vepre do të përfitojnë agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë, ku në formë të detajuar janë të specifikuara të gjitha terminologjitë e rasteve dhe veprave kriminale të cilat më këtë vepër identifikohen dhe emërtohen sipas terminologjisë kriminalistike.