Promovohet angazhimi i shoqërisë në parandalimin e ekstremizmit
Prishtinë, 18 korrik - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka kënaqësinë të ju ftoje në diskutimin mbi implementimin e Strategjisë Nacionale si dhe Planit të Veprimit në Parandalim të Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpije në Terrorizëm 2015 2020, të titulluar Bashkëpunimi ndërmjet akterëve shtetërorë dhe joshtetërorë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm: Të Arriturat dhe Sfidat në Komunën e Prishtinës.
Qëllimi i këtij aktiviteti është të mbështesë dhe të mbikëqyrë zbatimin e kësaj strategjie, si dhe të promovojë angazhimin e shoqërisë civile, mediave dhe akterëve të tjerë vendorë në nivel komunal të Prishtinës.
Diskutimi do të përfshijë prezantime nga Komuna e Prishtinës, Komandanti Rajonal i Policisë së Kosovës për Prishtinën, dhe Përfaqësuesit e BIK-ut. Diskutimet do të jenë interaktive, që do të thotë që pjesëmarrësit do të kenë mundësi te kontribuojnë në diskutim.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit tre-vjeçar Mbështetje e mëtejshme Institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm I cili implementohet nga B&S Europe me mbikëqyrje nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës dhe financohet nga Instrumenti për ndihmë Para-anëtarësuese (IPA) si pjesë e Komisionit Evropian.
Qendra Kosovare për Studime të Sigurise (QKSS) është nën-kontraktor i B&S Europe, dhe është përgjegjëse për implementimin e komponentës 4 të këtij projektit që merret specifikisht me mbështetjen e institucioneve qendrore dhe locale të Kosovës në implementimin e strategjisë së lartëpëmendur.