15 Janar 2025

Prokurorja deklaroi gabim se është milionere

Prishtinë, 27 korrik - Agjencia Kundër Korrupsionit përgënjeshtron lajmin në lidhje me deklarimin e pasurisë së bërë nga prokurorja Merita Lumezi.

Sipas Agjencisë, shifra e publikuar nga mediat, ku pasuria e deklaruar nga Lumezi ishte 67 milion euro në bankë është gabim teknik i shfaqur gjatë procesit të regjistrimit nga formulari i deklarimit të pasurisë në data-bazë e pastaj publikuar si regjistër në ueb-faqe e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

AKK konfirmon se sipas formularit të deklarimit të pasurisë të deklaruar nga Lumezi, shuma e saktë është 668,857 euro.

"Agjencia në publikimin e njoftimit të datës 14 qershor 2017 kishte njoftuar opinionin për gabimet e mundshme teknike dhe kishte kërkuar nga Zyrtarët e Lartë që të njoftohet Agjencia për ndonjë gabim të mundshëm në mënyrë që të bëhen përmirësimet dhe të evitohen paqartësitë e krijuara", thuhet në një kumtesë të AKK-së.

"Përmes këtij njoftimi kërkojmë përsëri nga Zyrtarët e Lartë që të njoftojnë Agjencinë Kundër Korrupsionit për ndonjë lëshim teknik që mund të jetë bërë gjatë përshkrimit të formularëve të deklarimit të pasurisë të printuar dhe plotësuar nga deklaruesit në trensferirmin e tyre në bazën e të dhënave të Agjencisë", thuhet më tej në kumtesë.

AKK kërkon nga mediat që para publikimit të lajmeve të tilla të kontaktojnë Agjencinë Kundër Korrupsionit për të konfirmuar pasurinë e publikuar dhe e njëjta të verifikohet para transmetimit në publik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)