Prokurorja Bedrije Syla Alshiqi zgjedhet anëtare e KPK-së
Në bazë të kompetencave ligjore, të drejtën për tu kandiduar për anëtarë të KPK-së nga radhët e Prokurorisë së Apelit, nga 7 prokurorë sa ka kjo prokurori, e kanë shfrytëzuar prokurorja Bedrije Syla – Alshiqi dhe prokurori Xhevdet Bislimi.
Në procesin zgjedhor kanë marrë pjesë të gjithë prokurorët e kësaj prokurorie. Pas procesit të votimit dhe numërimit të votave, me 4 vota për, anëtare e KPK-së nga radhët e Prokurorisë së Apelit është zgjedhur prokurorja Bedrije Syla – Alshiqi.
Procesi zgjedhor në Prokurorinë e Apelit është zhvilluar duke u mbështetur në afatet ligjore, ngase anëtarit të KPK-së nga kjo prokurori, prokurorit Idain Smailji, i përfundon mandati në fund të këtij viti.â