Prokurorja Bamieh paralajmëron tronditje të EULEX-it
Prishtinë, 28 tetor - Prokurorja Maria Bamieh është zotuar se do të shndërrohet në një Julian Assange. Ka paralajmëruar nxjerrje të informacioneve të EULEX-it që do ta tronditin Bashkimin Evropian.
Bamieh ka folur të hënën në një intervistë ekskluzive për Kohën Ditore, tri ditë pas suspendimit nga pozita e prokurores së Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit.
Ky mision i është hakmarrë prokurores Bamieh. E ka suspenduar të premten atë me pretendimin se ka bashkëpunuar me Kohën Ditore.
Vendimin për suspendim e ka nënshkruar shefi i misionit, Gabriel Musini, ende pa u botuar hulumtimi lidhur me aferat e korrupsionit të zyrtarëve të lartë të EULEX-it.
/koha ditore/