15 Janar 2025

Prokuroritë pranojnë 647 rastet të reja, me 1319 persona.

Prishtinë, 15 prill - Koordinatorja nacionale kundër korrupsionit, pranë Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, prokurorja Laura Pula, përmes kësaj komunikate njofton opinionin lidhur me aktivitetet dhe mbikëqyrjen e zbatimit të Planit të veprimit për rritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial në luftimin e korrupsionit dhe për të arriturat në këtë drejtim.

Nga 4 nëntor 2013, prej fillimit të zbatimit të Planit të veprimit për rritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial në luftimin e korrupsionit, deri më 31 mars 2015, prokuroritë kanë pranuar në punë 647 rastet të reja, me 1319 persona.

Prokuroritë gjatë periudhës 4 nëntor 2013 deri më 31 mars 2015 kanë zgjidhur 619 raste me 1428 persona.

Prokuroritë rastet ndaj 1428 personave i kanë zgjidhur në këtë mënyrë:

Për 327 persona është hudhur kallëzimi penal;
Për 410 persona është pushuar hetimi;

Për 50 persona është ngritur aktakuzë për dhënien e urdhrit ndëshkimor;
 
Për  92  persona është ngritur Aktakuzë e drejtpërdrejt

Për 549 persona është ngritur aktakuzë pas zhvillimit të hetimeve.

 Në fillim të punës së Planit të veprimit për rritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial në luftimin e korrupsionit, më 4 nëntor 2013, prokuroritë kanë pasur në punë 532 raste, me 1752 persona, ndërsa nga 4 nëntori 2013 deri më 31 mars 2015, kanë pranuar në punë 647 raste me 1319 persona. Numri i përgjithshëm i rasteve nëpër prokurori ka qenë 1179 raste, me 3071 persona.

Prokurorit nga 4 nëntori 2013 deri më 31 mars 2015, kanë zgjidhur 619 raste, me 1428 persona, ndërsa në fund të 31 marsit 2015, prokurorive ju kanë mbetur në punë edhe 556 raste, me 1652 persona.


Prokurorët për zgjidhjen e rasteve nëpër prokuroritë përkatëse gjatë periudhës 4 nëntor 2013 - 31 mars 2015,  kanë ndërmarrë këto veprime :

90 urdhëresa për ndalim;

 596 kërkesa për informata shtesë ;

123 urdhëresa për masa të fshehta;

844 aktvendime për fillimin e hetimeve;

81 kërkesa për caktimin e paraburgimit;

117 aktvendime për zgjerimin e hetimeve;

40 pezullime të procedurës.

Numri i përgjithshëm i informatave/rasteve PPN në të gjitha prokuroritë janë:

Prokuroritë në fillim të periudhës 4 nëntor 2013 (pra të pazgjidhura në fillim)  kanë pasur  255  informata/raste, ndaj 595 personave;

 
Prokuroritë nga 4 nëntori 2013 deri më 31 mars 2015, kanë pranuar në punë 293  informata/raste, ndaj 555 personave.

Numri i përgjithshëm i informatave/rasteve (të pazgjidhura në fillim dhe të pranuara) gjatë kësaj periudhe nëpër prokurori ka qenë 548 informata/raste, ndaj  1151  personave.

Prokuroritë nga 4 nëntori 2013 deri më 31 mars 2015, kanë zgjidhur 198  informata/raste, me 390 persona.

Prokuroritë në fund të periudhës 31 mars 2015, kanë në punë edhe 330 informata/raste, ndaj 720 personave.
 
Parashtruesi më i madh i kallëzimeve penale për periudhën 4 nëntor 2013 deri më 31 mars 2015 është Policia e Kosovës e cila ka parashtruar 273 kallëzime penale, ndaj 580 personave, me pas vjen Agjencia Antikorrupsion e cila ka parashtruar 171 kallëzime penale, ndaj 232 personave. Gjatë kësaj periudhe, prokurorët me vetiniciativë kanë filluar hetimet për 11 raste, me 17 persona.

Gjatë periudhës së lartë cekur, prokuroritë kanë bërë 44 ankesa ndaj vendimeve të gjykatave, lidhur me vendimet për dënime, apo për arsye tjera.

Prokurori i Shtetit në pajtim me Planin e veprimit për ngritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial në luftimin e korrupsionit, të miratuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës në fund të vitit 2013, të gjitha rastet e korrupsionit i trajton me prioritet.

Koordinatorja nacionale kundër korrupsionit në vazhdimësi dhe në kohë reale do të njoftojë opinionin publikë me zbatimin e plani të veprimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)