22 Mars 2023

Prokuroritë kanë ngritur 77 aktakuza kundër 84 personave

Prishtinë, 8 mars - – Prokurori i Shtetit ka njoftuar se nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjeteshtatë (77) aktakuza kundër tetëdhjetekatër (84) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar shtatë (7) persona dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzet (20) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur njëzetetri (23) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)