Prokuroritë kanë ngritur 42 aktakuza kundër 53 personave
Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe, pranë gjykatave kompetente janë parashtruar, shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj nëntë (9) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, (PSRK), ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) të pandehuri.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, si dhe, ka paraqitur tre (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndyshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Gjilan, Gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit, është ndaluar një (1) person i dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve, ka bere një (1) kërkesë për paraburgim për një (1) person dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.