28 Dhjetor 2024

Prokuroria zotohet se rastet e dhunës në familje do t'i trajton me prioritet

Pejë, 30 gusht - Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, ka mbajtur takim me zyrtarët përgjegjës policor nga stacionet policore brenda kompetencës të kësaj prokurorie dhe mbrojtësit e viktimave, me qëllim të koordinimit sa më të mirë për trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Kryeprokurori Kurmehaj, gjatë takimit është shprehur se është shqetësuese rritja e rasteve të dhunës në familje, sidomos në muajt e fundit, si dhe, ka kërkuar nga zyrtarët përgjegjës koordinim të plotë mes institucioneve kompetente, për ndërmarrjen e veprimeve sa më të shpejtë dhe efikase për trajtimin e këtyre rasteve.

Gjatë këtij takimi, si konkluzion u nxor, se në rastet e kanosjeve, fillimisht të bëhet sigurimi i viktimës nga njësitet policore, kurse më pas të merren me ndjekjen e të dyshuarit, se në rastet recidive të dhunës në familje të trajtohen me prioritet dhe seriozitet më të theksuar.

Gjithashtu, u konstatua se është e nevojshme të rritet bashkëpunimi me institucionet tjera përgjegjëse për ngritjen e kapaciteteve dhe kushteve nëpër qendrat strehimore ku trajtohen viktimat e dhunës në familje.

Vlen të theksohet se në Prokurorinë Themelore të Pejës, për rastet e dhunës në familje është i caktuar një prokuror i cili merret ekskluzivisht me këto raste.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)