Prokuroria u jep pesë ditë afat deputetëve që gjuajten gazin lotsjellës
Prishtinë, 27 tetor - Katër deputetëve të opozitës, Prokuroria Themelore e Prishtinës u ka dhënë afat edhe pesë ditë për t`u paraqitur në polici, për të dhënë deklaratë. Në të kundërtën, do të kërkojnë nga gjykata lëshimin e urdhërarrestit.
Deputetët Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Faton Topalli nga lëvizja Vetëvendosje, si dhe Donika Kadaj-Bujupi nga AAK-ja, po dyshohen për veprën penale: shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, që lidhet me ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës, për hedhjen e gazit lotsjellës gjatë tri seancave plenare, shkruan sot Koha Ditore.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, Imer Beka, ka thënë për Kohën Ditore se të lartpërmendurve ua kanë dërguar ftesat të premten, më 23 tetor, për paraqitje në Prokurori.
/Koha Ditore/