15 Janar 2025

Prokuroria Themelore në Pejë ngrit aktakuzë për “Vrasje e rëndë”

Pejë, 22 dhjetor - Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Sh.Z. për vepër penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179 paragrafi 1 pika 1.5 të KPRK-së, dhe vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Sh.Z. më 01.09.2011 në  Deçan tek tregu i gjelbër, me qëllim të privimit nga jeta të M.D., shtënë disa herë me armë automatike, me ç’rast privon nga jeta Z.D. dhe plagos rëndë A.Th. dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes për të qëndruar në arrati deri vitin 2017 kur edhe është arrestuar.

I pandehuri Sh.Z. duke privuar nga jeta me armë të ndjerin Z.D. dhe duke vënë në rrezik jetën e A.Th. ka përmbushur elementet e veprës penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179 paragrafi 1 pika 1.5 të KPRK-së dhe vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpall fajtor për veprat penale të cilat i vihen në barë dhe ta dënoj sipas ligjit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)