12 Janar 2025

Prokuroria Themelore në Gjilan brenda javës ka ndaluar 13 persona të dyshuar

Gjilan, 28 janar - Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se gjatë javës së kaluar, ka ndaluar trembëdhjetë persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për vepra të ndryshme penale.

Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar 6 (gjashtë) persona, për shkak të dyshimit të veprave penale, ‘’Vrasje e Rëndë’’, ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, ‘’Armëmbajtje pa leje’’ dhe ‘’Posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.  

Nga Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar 6 (gjashtë) persona, për shkak të dyshimit të veprave penale, ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, ‘’Sulm’’ dhe ‘’Shantazh’’, të KPRK-së.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një të mitur, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, ’’Posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Gjilan, për të gjitha rastet me ndalim, brenda afateve ligjore ka parashtruar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)