Prokuroria Themelore në Ferizaj për një muaj ka ngritur 199 aktakuza
Ferizaj, 1 mars - Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë muajit shkurt 2019 , ka ngritur gjithsejtë 199 aktakuza për raste të ndryshme penale.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur gjithsejtë katërmbëdhjetë aktakuza ndaj njëzetë e një personave.
Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie gjatë muajit shkurt ka ngritur gjithsejtë 176 aktakuza, ndërsa Departamenti për të Mitur ka ngritur nëntë aktakuza.
Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.