Prokuroria Themelore e Pejës ngriti 21 aktakuza
Pejë, 7 dhjetor - Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë së premte, ka ngritur gjithsej 21 (njëzet e një) aktakuza për vepra të ndryshme penale të parapara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Përveç 21 aktakuzave, gjatë ditës së sotme, nga prokurorët e kësaj prokurorie, janë bërë 4 (katër) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj katër të pandehurve.
Gjithashtu, gjatë kësaj dite janë nxjerrë 9 (nëntë) aktvendime për fillimin e hetimeve ndaj disa të pandehurve për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore e Pejës mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, dhe në këtë drejtim, kërkojmë edhe ndihmën e të gjithë atyre që kanë njohuri për kreysit e veprave penale