18 Janar 2025

Prokuroria të hetojë listën e 46.230 veteranëve-luftëtarë

Prishtinë, 2 qershor - Përmban vetëm dy faqe raporti i Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo të internuarit të luftës së UÇK-së.

Në të mungojnë të dhënat për dëshmorët e invalidët, për të cilat kategori ligji parasheh pensione. Po kështu, mungojnë shifrat për kategoritë e tjera që nuk do të kenë pensione, por të cilave u njihen disa lehtësira.

Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën një raport, i cili 46.230 qytetarëve ua njeh statusin e veteranit-luftëtar të UÇK-së. Kjo shifër, për një nga subjektet politike në pushtet, duhet ta lëvizë Prokurorinë, shkruan sot Koha Ditore.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)