Prokuroria Speciale zgjeron hetimet në rastin e përgjimeve
Prishtinë, 4 tetor - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, sot ka marrë aktvendim për zgjerimin e hetimit në rastin e përgjimeve, i cili fillimisht është iniciuar kundër të pandehurit Adem Grabovci deputet dhe kryetar i grupit parlamentarë të Partisë Demokratike të Kosovës.
Hetimet janë zgjeruar edhe kundër shtatë zyrtarëve të tjerë: A.P. ish- Shefe e Njësisë për furnizim në Departamentin e farmacisë në Ministrinë e Shëndetësisë, Ilhami Gashi ish- sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Besim Beqaj ish- ministër në Ministrinë për Zhvillim Ekonomik, N.K. ish - Kryesues i Kuvendit në Komunën e Prizrenit, Zenun Pajazit, deputet në Parlamentin e Republikën e Kosovës, Fatmir Shurdhaj, ish - zëvendës ministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe Sedat Gashi, ish - Këshilltar politik në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Të gjithë të pandehurit dyshohen për kryerjen e dy veprave penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 të KPRK dhe Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.