18 Janar 2025

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për krim të organizuar

Prishtinë, 20 maj  – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, sot ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit G.R., për veprën penale krim i organizuar.

Sipas aktakuzës i pandehuri G. R., akuzohet si organizator dhe mbikëqyrës i grupit kriminal të organizuar i cili duke qëndruar në Zvicër i ka drejtuar veprimet e këtij grupi, ashtu që nga Kosova për tregun e Zvicrës i ka siguruar dërgesat e heroinës dhe  ka organizuar edhe transportin e saj  në bunkerët e fshehtë të automjetit.

Anëtarët tjerë të këtij grupit kriminal gjatë viteve të mëparshme janë shpallur fajtore për këtë vepër penale dhe janë gjykuar, kurse i pandehuri G. R., ka qenë i kërkuar nga viti 2010, dhe në Kosovë është ekstraduar me datë 29 Prill 2016.

I pandehuri G.R., akuzohet për veprën penale krim i organizuar nga neni 274 paragrafi 3 lidhur me veprën penale blerje, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshme dhe e substancave psikotropike të parashikuara nga neni 229 paragrafi 4 nënparagrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)