Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër G.H për terrorizëm
Prizren, 8 nëntor - Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër të pandehuri G.H., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së.
Po ashtu, në aktakuzë thuhet se është vërtetuar se nga muaji gusht 2013 deri në shkurt 2014, i pandehuri G.H., ka marrë pjesë në veprimtarinë e organizatës terroriste ISIS në Siri.
Vlen të theksohet se i njëjti person është shpallur fajtor në rastin Badovci dhe gjendet në paraburgim sipas rastit në fjalë.
Aktakuzën e ka ngritur një prokuror vendor nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.