Prokuroria Speciale me aktakuza ndaj ministrit Pal Lekaj
Ai dyshohet për shpërdorim të pozitës zyrtare në kohën sa ishte kryetar i Komunës së Gjakovës.
Edhe vitin e kaluar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë kundër ish kryetarit të komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, dhe dy personave tjerë të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Të akuzuarit dyshohet se na bashkëkryerje, gjatë muajit mars të vitit 2012, duke kontribuar esencialisht në raport me njëri tjetrin dhe duke shfrytëzuar detyrat apo autoritetin zyrtar kanë tejkaluar kompetencat dhe autorizimet e tyre më qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, që t’i shkaktojnë dëm Komunës dhe banorëve të saj.