17 Janar 2025

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit V.H

Prishtinë, 18 mars - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Gjilan, kundër të pandehurit, V.H, për veprën penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

 Sipas aktakuzës, i pandehuri V.H i është bashkuar organizatës terroriste të quajtur “ISIS” nga fundi i muajit qershor të vitit 2014 e deri në fund të dhjetorit të vitit 2015.

I pandehuri duke shfrytëzuar rrugën ajrore përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ka arritur në Turqi e pastaj nga aty në mënyrë ilegale ka kaluar kufirin për në Siris, ku dhe është bërë pjesë e organizatës terroriste ISIS, duke marre pjesë në veprimtarinë e grupit terrorist të organizatës së lartëcekur në forma të ndryshme.

Në aktakuzë thuhet së i pandehuri ka kryer veprën penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143, pargrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendor i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën e kryer penale dhe ta dënojë sipas ligjit. ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)