05 Maj 2024

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër 10 avokatëve

Prishtinë, 16 shkurt - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë, pran Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, kundër avokatëve: Sadik Tanyol nga Prizreni, Shefqet Ibrahimi nga Skenderaj, Prenk Pepaj nga Gjakova, Mustafë Musa nga Gjilani, Xhafer Maloku nga Klina, Fahire Qeko Kabashi nga Prizreni, Muharrem Ramadani nga Mitrovia, Xhavit Krreku nga Gjakova dhe Haxhe Nikqi nga Peja.

Të pandehurit ngarkohen me veprat penale Keqpërdorimi i besimit nga neni 269 par 1 lidhur me par 2 të KPK-së.

Xhafer Maloku akuzohet edhe për verat penale Mashtrimi nga nenin 261 par 1 të KPK-së dhe Raste të posaçme të falsifikimit të dokumenteve nga nenin 333 nën par. 1 të KPK-së.

Ndërsa, Xhavit Krreku dhe Haxhe Nikqi akuzohen edhe për veprën penale Shmangie nga tatimi nga neni 249 par 1 lidhur me par 2 të KPK-së.

Të pandehurit akuzohen pasi që nga viti 2003 e këndej, duke përfaqësuar klientët e tyre, disa me autorizim e disa pa autorizim, pas përfundimit të procedurës lidhur me kompensimin e dëmit pranë kompanisë së sigurimit “Kosova në Likuidim” në Prishtinë, të njëjtës i kanë sugjeruar që mjetet financiare t’i transferonin në llogaritë e avokatëve e jo të klientëve. Avokatet e pandehur në shumë raste kanë falsifikuar autorizimet në emër të klientëve të tyre.

Lidhur me këtë rast hetimet i ka udhëhequr dhe ka ngritur aktakuzën një prokuror vendës i  Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)