16 Janar 2025

Prokuroria Speciale ka ngrit aktakuzë kundër A.L dhe N.B

Prishtinë, 30 dhjetor - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.L dhe N.B., për shkak të kryerjes së veprës penale organizim ose pjesëmarrje në grup terrorist nga neni 143 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

A.L dhe N.B., kanë shkruar në Siri, ku i janë bashkangjitur organizatës terroriste Al Nusra dhe atë, i pandehuri A.L., në periudhën kohore nga muaji nëntor 2013 deri në majin gusht 2014.

Ndërkaq, i pandehuri N.B në periudhën kohore prej datës 09 deri me 30.03.2013, për shkak të  konflikteve që kanë pasur  grupi terrorist Al Nusra  me organizatën  tjetër terrorist ISIS,  janë kthyer në Republikën e Kosovës.

Aktakuza i është dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamentit  për Krime të Rënda.  Aktakuzën e ka ngritur një  prokuror vendor i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)