Prokuroria Speciale heton vrasjen e Hekuran Morinës
Prishtinë, 18 shtator - Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin publik se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, nga Prokuroria Themelore në Prizren, ka marr në kompetencë për të shqyrtuar rastin e vrasjes në Prizren të Hekuran Morinës.
Hetimet policore për ta zbardhur këtë rast tani do ti kryej Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë, në mbikëqyrje të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Lënda është marrë në kompetencë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bazë të Ligjit për PSRK-në, pasiqë ekziston dyshimi i bazuar se PSRK-ja, për shkak të rrethanave të veçanta, ose të komplikimit, a të natyrës së sjelljes së supozuar kriminale, është organi i vetëm që mund të realizojë hetimin ose ndjekjen tërësore të krimit.